PDK Dragash reagon për gjendjen skandaloze në parkun e Kukit

Aktualitet25 minutes ago3 shikime

Partia Demokratike e Kosovës – Dega Dragash ka dalë me një reagim publik, duke dënuar ashpër gjendjen e rëndë në parkun e fshatit Kuk, i cili prej më shumë se dy vitesh është lënë në mëshirë të neglizhencës dhe papërgjegjësisë institucionale.

Në hapësirën pranë shkollës, xhamisë, ambulantës dhe varrezave, para syve të banorëve, nxënësve dhe vizitorëve, vazhdon të qëndrojë një deponi e hapur me mbeturina dhe materiale inerte, e cilësuar nga PDK si një turp i hapur për vendin.

Në reagim theksohet se kjo gjendje nuk është thjesht neglizhencë, por dëshmi e dështimit të plotë të qeverisjes lokale. Sipas degës së PDK-së, përgjegjësinë e mbajnë Komuna e Dragashit, përfaqësuesit e LDK-së në Kuk dhe vetë kryetari i komunës.

Edhe më alarmuese, sipas tyre, janë indikacionet se kjo situatë është rezultat i veprimeve të qëllimshme nga struktura të caktuara lokale, një fakt i njohur tashmë nga banorët e fshatit.
PDK Dragash kërkon përgjegjësi të menjëhershme dhe konkrete për të gjithë ata që kanë lejuar, toleruar apo mundësuar këtë gjendje, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është detyrim dhe kushdo që e neglizhon apo e dëmton atë duhet të përballet me pasoja.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...