Deri më 13 prill është në fuqi vendimi i marrë ditë më parë nga Qeveria e Kosovës rreth kufizimi të lëvizjes së qytetarëve – masë kjo e marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mirëpo në bazë të kërkesave që kanë qytetarët Qeveria ndryshoi orarin e kufizimit që tani është mosqarkullim nga ora 17:00 deri në 06:00.Mirëpo mosrespektimi i këtij vendimi nga shumë qytetarët e fshatrave Brezne, Brodosane, Nashec, Xërxe si dhe nga qyteti i Prizrenit dhe Dragashit – ka bërë që Policia t’i ndaloj e arrestoj.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha ndalimet-arrestimet gjatë 24 orëve në komunat e Kosovës

Fsh. Brezne, Dragash 06.04.2020 – 07:30. Njësiti policor ka hasur në një lokal ku i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë së RKS-së dhe në lokalin e tij kishte lejuar të qëndronin dy klientë të cilët i kishte shërbyer me kafe. Përveç njësitit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Brodosan, Dragash 06.04.2020 – 11:15. Njësiti policor ka hasur një lokal me pronar mashkull kosovar i cili ishte duke punuar dhe duke mos respektuar urdhrin e qeverisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregulltë.

· Dragash 06.04.2020-10:08. Ankuesi mashkull kosovar kishte raportuar se punëtorët e një ndërmarrjeje punuese pa leje kishin dal të punojnë në një objekt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët i kanë ndërprerë punimet dhe larguar punëtorët nga vendi i punimeve.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit pronarit të ndërmarrjes është iniciuar lënda e rastit, i cili është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Nashec, Prizren 06.04.2020-23:05. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë lirar në procedurë të rregulltë.
· Rr. Derada, Prizren 06.04.2020 – 13:00. Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka dalë nga vendi ku ishte ne karantinë duke mos respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Xërxë, Rahovec 06.04.2020-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti është hasur duke lëvizur me automjet pa ndonjë arsye në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregull, thuhet njoftim/tvprizreni.info