
Me dy vendime nga Komuna e Dragashit janë hapur thirrjet publike për mbështetje financiare të organizatave joqeveritare në fushën e sportit dhe kulturës. Në këto thirrje ftohen të aplikojnë të gjitha OJQ-të e regjistruara dhe aktive në komunën tonë, të cilat veprojnë në këto dy fusha. Synimi është që të mbështeten klubet sportive, sportistët, shkollat e sportit, shoqëritë kulturore, artistët dhe të rinjtë e Dragashit.
Në bazë të vendimit, afati për aplikim është nga data 27 prill deri më 19 maj 2026, ndërsa formularët për aplikim mund të shkarkohen nga uebfaqja zyrtare e Komunës.
Me anë të kësaj mbështetje financiare synohet të ndihmohen klubet sportive që ta përfaqësojnë sa më denjësisht komunën tonë, si dhe OJQ-të nga fusha e kulturës, të cilat pritet të organizojnë manifestime të ndryshme kulturore për të promovuar kulturën dhe traditën e çmuar opojane.
https://dragash.rks-gov.net/thirrje-publike/thirrje-publike-ne-fushen-e-sportit-2/
https://dragash.rks-gov.net/thirrje-publike/thirrje-publike-ne-fushen-e-kultures-2/
©TVOPOJA