Rikthehen shërbimet laboratorike në Bresanë dhe Bellobrad

Shpallje & Njoftime7 hours ago60 shikime

Qytetarët e Bresanës dhe Bellobradit do të kenë sërish në dispozicion shërbimet laboratorike për analiza biokimike në Qendrat e Mjekësisë Familjare në këto dy lokalitete.

Sipas njoftimit të QKMF-së në Dragash, duke filluar nga 2 shtatori 2026, laboratorët për analiza biokimike në QMF-në e Brodosanës dhe QMF-në e Bellobradit do të jenë funksionalë dhe të gatshëm për ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Shërbimet laboratorike në këto dy qendra kanë qenë përkohësisht të ndërprera për shkak të pensionimit të një laboranti dhe kalimit të laborantit tjetër në një institucion tjetër shtetëror.

QKMF Dragash njofton se, pas përfundimit të procedurave të rekrutimit dhe angazhimit të stafit të ri, janë krijuar kushtet për rikthimin dhe funksionalizimin e laboratorëve.

Qytetarët që kanë nevojë për analiza laboratorike mund të paraqiten pranë laboratorëve përkatës, sipas nevojës dhe udhëzimit të profesionistëve shëndetësorë.

QKMF Dragash ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së ndërprerjes së përkohshme të këtyre shërbimeve.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...