Qeveria Komunale e Dragashit miraton buxhetin për vitin 2027

Politik19 hours ago155 shikime

Qeveria Komunale e Dragashit ka miratuar njëzëri Buxhetin e Komunës për vitin 2027, së bashku me projeksionet buxhetore për vitet 2028–2029.

Mbledhja u zhvillua nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini, ndërsa buxheti u miratua pa asnjë votë kundër.

Buxheti përfshin kategoritë e Pagave dhe Mëditjeve, Mallrave dhe Shërbimeve, Subvencioneve dhe Transfereve, Shpenzimeve Komunale dhe Investimeve Kapitale, me theks të veçantë në realizimin e projekteve prioritare për qytetarët.

Në kuadër të investimeve kapitale janë paraparë mjete për projekte në të gjithë territorin e Komunës së Dragashit, përfshirë investimet e përbashkëta, Opojën dhe Gorën, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Pas miratimit nga Qeveria Komunale, Buxheti për vitin 2027 dhe projeksionet për vitet 2028–2029 do t’i dërgohen Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim.

Gjatë mbledhjes, në pikën “Të ndryshme”, janë marrë edhe disa vendime lidhur me përgatitjet për sezonin dimëror të institucioneve komunale, me qëllim të sigurimit të funksionimit normal të tyre gjatë muajve të dimrit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...