Qeveria Komunale e Dragashit diskuton projektet, investimet dhe Buxhetin për vitin 2027

Politik7 hours ago83 shikime

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku në fokus kanë qenë projektet komunale, investimet dhe planifikimi buxhetor për vitin e ardhshëm.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për ecurinë e projekteve komunale, realizimin e investimeve, procedurat e tenderimit dhe shfrytëzimin e mjeteve buxhetore. Për këto çështje kanë raportuar inxhinierët komunalë.

Pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe projektet e financuara përmes Grantit të Performancës, me fokus në realizimin e tyre dhe ecurinë e punimeve.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu për planifikimin e Buxhetit Komunal për vitin 2027 dhe përcaktimin e prioriteteve për investime në Komunën e Dragashit.

Sipas njoftimit të Komunës, gjatë planifikimit është theksuar nevoja për një ndarje proporcionale të mjeteve buxhetore, duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në territorin e Komunës së Dragashit.

Ndërkaq, në pikën eventuale të mbledhjes, drejtori i Arsimit ka njoftuar për takimin e planifikuar me drejtorët e shkollave, ku do të diskutohen përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Viti i ri shkollor 2026/2027 nis më 1 shtator, ndërsa takimi me drejtuesit e institucioneve arsimore synon koordinimin e përgatitjeve për fillimin e procesit mësimor.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...