Të nderuar qytetarë të Dragashit,

Po ju përcjellim lajmin e mirë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për komunën e Dragashit me ç’rast nga 4 mostra 3 prej të cilave nga fshati Pllavë dhe 1 nga fshati Restelicë të cilët janë testuar për COVID – 19 të gjithë kanë rezultuar negativ në testin e bërë, pra të gjithë janë shëndoshë e mirë.

Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Dragashit, mirëpo edhe tutje apelojmë te qytetarët që t’i përmbahen udhëzimeve të institucioneve lokale dhe qendrore sa i përket masave për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID – 19.

Të prekurve ju urojmë shërim të shpejtë dhe se presim lajme të mira edhe për ta, pasiqë bashkërisht do ta mundim këtë sëmundje!

Qëndroni në shtëpitë tuaja, mbani distancë dhe mbajeni ambientin përreth të pastërt!