Mbahet trajnimi dyditor “Modeli kolegial i sigurimit të cilësisë” në ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash

Arsim17 hours ago95 shikime

Në Sallën e Aktiviteteve Kulturore të Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash është zhvilluar një trajnim dyditor me temën “Modeli kolegial i sigurimit të cilësisë”. Ky aktivitet mblodhi drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, koordinatorë të cilësisë, kryetarë të aktiveve profesionale, si dhe përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA).

Trajnimi u udhëhoq nga trajneri Ismet Potera, ku përgjatë dy ditëve të punës u trajtuan tri module kryesore:

  • Metodologjia e mbledhjes së të dhënave për sigurimin e cilësisë;
  • Hartimi i raportit të mbledhjes së të dhënave për sigurimin e cilësisë në shkollë;
  • Implementimi i modelit kolegial të sigurimit të cilësisë.

Aktiviteti u zhvillua në mënyrë interaktive, duke ndërthurur diskutimet profesionale me detyra praktike dhe angazhime konkrete për punën e mëtejshme në institucionet arsimore. Ky trajnim u vlerësua si një mundësi me rëndësi për shkëmbimin e përvojave, avancimin e bashkëpunimit profesional dhe forcimin e mekanizmave të brendshëm për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsim.

Drejtoria e ShML “Ruzhdi Berisha” shprehu kënaqësinë që ishte nikoqire e këtij aktiviteti profesional, duke falënderuar trajnerin, përfaqësuesen e DKA-së dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...