Në mbledhjen e parë për këtë vitë në asamblenë komunale në Dragash ishin paraparë të diskutohen tri pika, ndër këto pika më e rëndësishme ishte ajo e raportit të punës për vitin 2019, si dhe planin e punës për vitin 2020 raporton TV Opoja.

Rreth planit të punës për vitin 2020 kishte shumë kërkesa drejtuar kryetarit të komunës nga asambleistët, nder ta edhe Naser Myrtezani, asambleist nga LDK dega në Dragash.
Myrtezani kërkoi nga kryetari që investimet për vitin 2020 të fokusohen nëpër shkollat e komunës së Dragashit sepse siç thotë ai disa nga këto të fundit janë të rrezikuara nga frekuentimi i shpesht i automjeteve rreth objekteve shkollore.

Myrtezani thotë se investimet në këto institucione janë më se të nevojshme duke thënë se edhe vetë si puntorë i Arsimit e njeh më së miri gjendjen faktike në këto institucione.

Ndër të tjerash ai përmendi edhe shkollën e fshatit Zaplluxhe ku sipas tij në këtë institucion arsimor nuk është bërë investim për një kohë të gjatë.
Ndërsa ai thotë se për këtë së bashku me banorët e këtij fshati kan përpiluar një projekt të cilin do e dorëzojnë në institucionet komunale.

Myrtezani nder tjerash kujton se edhe vitin e kaluar kishte ngritur çështjen e vijave të bardha, të cialt sipas tij janë më së të nevojshme për disa shkolla të cilat janë në rrugët kryesore.
Si shembuj kryesor ai përmendi shkollat e fshatrave Bresanë, Zaplluxhe, Blaç, Kosavë, Bellobrad si dhe shkollën fillore në Dragash. Sipas tij këto janë institucionet ku fëmijet jan më të rrezikuar nga automjetet që frekuentojnë.