Nesër fillon viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit

ArsimYesterday51 shikime

Pas përfundimit të pushimeve verore, nesër, më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit.

Nxënësit nga të gjitha fshatrat e komunës do t’u rikthehen bankave shkollore, duke nisur një kapitull të ri të procesit mësimor për vitin shkollor 2026/2027.

Shkollat kanë përfunduar përgatitjet për pritjen e nxënësve, ndërsa dita e parë e mësimit pritet të shënojë rikthimin e atmosferës shkollore pas pushimeve verore.

Në veçanti, fillimi i vitit të ri shkollor është një moment i rëndësishëm për nxënësit që për herë të parë ulen në bankat shkollore, por edhe për maturantët që hyjnë në vitin e fundit të arsimit parauniversitar.

TVOPOJA u uron të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave një vit të mbarë, të suksesshëm dhe me sa më shumë rezultate të mira!

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...