Në vendet ku po jetojmë po shihet çdo ditë e më shumë mospërfillja e një shkence shumë të rëndësishme siç është Historia . Kjo po ndodhë më shumë nga mosinteresimi dhe neglizhenca e shtetit ndaj saj . Kur flasim për shtetin shqiptar si atë të Kosovës dhe të Shqipëris, nuk shohim ndonjë investim të mirëfillt dhe serioz, duke veçuar inciativën e fundit të Akademisë së Shkencave të Shqipëris ku do të rishkruhet historia e popullit shqiptar e që shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit kur do të rishkruajm historin tonë dhe të jetë ajo që duhet dhe vërtet siq është .

Më së paku neve sot na duhet mitizimi dhe hipërbolizimi i historisë sonë sepse kjo gjithmonë po na shkakton probleme dhe vështirësi për t’i kuptuar dhe analizuar drejt ato ngjarje që vërtet kanë ndodhur . Historia nuk duhet lejuar që të shkruhet nga këngët patriotike e nga fjalët në odat e burrave por mbi bazë të fakteve, sepse historia në vetëvete është fakt . Të shkruarit e historisë është një sfidë relativisht e vështirë dhe shumë delikate, por kur ato fakte dhe dëshmi fillojn të bien në duar të atyre që nuk u takojnë, por edhe nuk dinë si t’i paraqesin ato atëherë na krijohet një problem më i madh . Por se sa rëndësi janë duke i dhënë shtetet tona historisë si shkencë është duke u parë në përkrahjen që u jepet historianeve dhe studiuesve të mirëfillt të saj, e që fatkeqësisht ëshë minimale mos të themi inekzistente . Sot shumë të rinj që janë të talentuar dhe tepër ambicioz të cilët dëshirojnë të merren me histori e shohin si një sfidë të vështirë dhe një rrugë thuajse pa mbarim e pa përkrahje institucionale . Populli shqiptarë ka ditur të nxjerr historian dhe studiues shumë të mirë që kanë arritur ta pasurojnë historin tonë të lavdishme por një shumicë e madhe e të dhënave janë nxjerrur nga historian dhe studiues të huaj të cilët janë marrë shumë me historin tonë kombëtare . Njëra ndër to që mund ta përmendim është vepra e Noel Malcom “Kosova një histori e shkurtër” që është dhe do të mbetet një vepër kapitale për historinë e Kosovës . Por edhe libra të tjerë dhe dokumente të cilat janë nxjer në pah, por në asnjë moment nuk duhet nënvlerësuar kontributin e studiuesve shqiptar që me aq fuqi dhe mbështetje që kanë pasur kanë arritur të bëjnë diçka të mirë për historinë tonë kombëtare .

Shtetet tona duhet që sa më parë ti kthejnë sytë nga historia, sepse është ajo që na tregon se sa të pasur keni jemi . Historia dhe historianët po përdoren vetëm kur shtetet armiqësore po paraqesin trillime dhe gënjeshtra historike apo edhe në data të rëndësishme historike . E për të mos ndodhur kjo duhet investime në fushën e historisë .


Autor: Hysen Bojaxhiu
(Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)