KKSB Dragash mban mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2026

Institucione3 minutes ago3 shikime

Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës, Dr. Bexhet Xheladini, u mbajt Mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2026.

Rendi i ditës përfshiu: shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga takimi i parë, vlerësimin e gjendjes së sigurisë dhe çështjeve politike gjatë tremujorit të parë, masat kundër shkelësve të ligjit dhe në komunikacion, çështjen e lirimit të trotuareve dhe vendosjen e shenjave sinjalizuese, si dhe monitorimin e sigurisë në shkolla.

Komandanti i Stacionit Policor në Dragash, z. Shaqir Uka, dhe komandanti i Vijës Kufitare, z. Sahit Hoti, raportuan se gjendja e sigurisë në territorin e komunës për periudhën raportuese ka qenë përgjithësisht e qetë dhe stabile.

U diskutua gjithashtu për lirimin e trotuareve nga pengesat dhe parkimet e paligjshme, si dhe për vendosjen dhe mirëmbajtjen e shenjave sinjalizuese, me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Në kuadër të sigurisë në shkolla, drejtori i DKA-së, z. Zeni Krasniqi, raportoi mbi nivelin aktual të sigurisë dhe zbatimin e Planit për Siguri në shkolla.

Në pikën e ndryshme, anëtarët e KKSB-së ngritën çështje të tjera me interes për komunitetin.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...