Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka bërë të ditur se numër kaq të lartë të të infektuarve me Covid19 nuk ka pasur që nga muaji gusht 2021, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se për shkak të kësaj po rritet edhe numri i të hospitalizuarve.
Kurti shtoi se vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKSHPK janë shpëtimi i vetëm nga ky virus.

Ai u bëri thirrje që të vaksinohen qytetarët e Kosovës me dozën e tretë të vaksinës anticovid.