Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës me anë të një shkrimi në Facebook kanë bërë të ditur se sipas premtimeve pritet të hapen Ahengjet, Dasmat dhe Banjat.

“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bazë të kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përgatitur Manualin për Ahengje dhe Dasma” thuhet në njoftimin e tyre.Bazuar në faktin se në ditët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të të infektuarve, dhe tashmë Manuali si të veprohet është i gatshëm, OHTK kërkon që të lejohen Ahengjet dhe Dasmat.

Njoftimi i plotë i OHT-së:
Sipas premtimeve së shpejti to të hapen Ahengjet, Dasmat dhe Banjat!
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bazë të kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përgatitur Manualin për Ahengje dhe Dasma.
Bazuar në faktin se në ditët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të të infektuarve, dhe tashmë Manuali si të veprohet është i gatshëm, OHTK kërkon që të lejohen Ahengjet dhe Dasmat.
Bazuar në premtimet e marra, OHTK-ja beson se së shpejti do të hapen Ahengjet, Dasmat dhe Banjat.