Kryetari i Komunës së Dragashit zotëri Shabani me një njoftim zyrtar për të gjithë qytetarët e Komunës së Dragashit.
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Dragashit, se Kryetari i Komunës ka lidhë marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “QATAR CHARITY ” me seli në Prishtinë.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i gjëndjes ekonomike të fëmijëve pa prindër ( që i ka vdekur Babi) apo pa të dy prindërit përcjellë Tv Opoja.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë fëmijët e lindur prej vitit 2006 deri më 2019.
Aplikuesit duhet të sjellin emrin dhe mbiemrin e jetimit/ës, adresën e vendbanimit si një numër kontaktues të familjes dhe këto duhet të dorëzohen tek Nënkryetari i Komunës thuhet më tej në njoftim.