Në kuadër të Kongresit Kombëtar të të Rinjëve në Kosovë, në bashkëpunim me Lipjan Youth Center dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), po zhvillohet punëtoria e dytë me të rinjtë e 7 Komunave të Kosovës me temë “Prioritizimi i çështjeve rinore në Arsim dhe Vendimmarrje në 7 Komuna të Kosovës”.

Në këtë punëtori janë përfaqësuesit e Qendrave Rinore, Kuvendeve Rinore, OJQ dhe zyrtarë të Drejtorive për Kulturë Rini dhe Sport në nivelin lokal nga Dragashi, Istogu, Vushtrria, Vitia, Drenasi, Kaçaniku dhe Rahoveci.

Nga Komuna jonë prezent janë Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, z. Lirim Hajredini, Qendra Rinore “Avoko”, dhe Kuvendi i të Rinjëve të Dragashit.

Përmes këtyre diskutimeve synohet që të rinjtë t’i ndajnë me njëri tjetrin problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, me qëllim të gjetjes së formës më të mirë të adresimit tek institucionet lokale.