Banorët e lagjes “Tumqine” të fshatit Zaplluxhe të komunës së Dragashit kanë raportuar në redaksinë e televizionit Opoja për një shtyllë elektrike të kompanisë KEDS e cila sipas tyre është e dëmtuar në tërësi.

Sipas tyre edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që kur është raportuar tek personat përgjegjës në Dragash për nderrimin e kësaj shtylle të demoluar nga keta të fundit nuk është ndërmarrë asgjë.

Kështu që sipas tyre kaluan një vit kur është raportuar ky problem dhe ende nuk është ndërmarrë asgjë nga kompania KEDS.
Banorët e kësaj lagje thonë se shtylla në kohën e fundit është plotësisht e dëmtuar dhe apelojnë tek KEDS që të marrin me urgjencë këtë kërkesë të banorëve.