KOMUNA E DRAGASHIT BINJAKËZOHET ME KOMUNËN ORHANELI NGA TURQIA

AktualitetLajme nga Opoja6 vite më parë67 shikime

Bazuar në vendimin e Asamblesë Komunale të Komunës së Dragashit lidhur me binjakëzimin e komunës sonë me Komunën Orhaneli, sot ka arritur për vizitë 5 ditore Kryetari i Komunës së Orhanelisë nga Turqia, z.Irfan Tatlioglu i shoqëruar me anëtarë nga kabineti i tij.
Kryetarët e dy komunave kanë nënshkruar protokolin e binjakëzimit mes dy komunave. Marrëveshja përmban disa pika për bashkëpunim që lidhen me sferën ekonomike, arsimore, kulturore dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.
Kryetari Shabani pas nënshkrimit të protokolit falënderoi për vizitën dhe mbështetjen kryetarin Tatlioglu dhe kryetarin e Shoqatës Kulturore “Kosova dhe Shkupi” me seli në Bursa, z.Rexhep Gyndyz i cili ishte edhe ndërmjetësues në binjakëzimin e dy komunave.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...