TV OPOJA
Aktualitet

KOMUNA E DRAGASHIT BINJAKËZOHET ME KOMUNËN ORHANELI NGA TURQIA

Bazuar në vendimin e Asamblesë Komunale të Komunës së Dragashit lidhur me binjakëzimin e komunës sonë me Komunën Orhaneli, sot ka arritur për vizitë 5 ditore Kryetari i Komunës së Orhanelisë nga Turqia, z.Irfan Tatlioglu i shoqëruar me anëtarë nga kabineti i tij.
Kryetarët e dy komunave kanë nënshkruar protokolin e binjakëzimit mes dy komunave. Marrëveshja përmban disa pika për bashkëpunim që lidhen me sferën ekonomike, arsimore, kulturore dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.
Kryetari Shabani pas nënshkrimit të protokolit falënderoi për vizitën dhe mbështetjen kryetarin Tatlioglu dhe kryetarin e Shoqatës Kulturore “Kosova dhe Shkupi” me seli në Bursa, z.Rexhep Gyndyz i cili ishte edhe ndërmjetësues në binjakëzimin e dy komunave.

Lajme të përafërta

Vjedhet vetura e qytetarit të Dragashit në Prishtinë!

TV OPOJA
January 28, 2022

Telegram ngushëllimi për Komandantin e Njësitit të Zjarrfikësve – Fari Piraj

TV OPOJA
November 29, 2020

Më i miri i finales! Drini nga Plava e Dragashit fitues i turneut të XPortal në Valorant

TV OPOJA
June 19, 2023
Exit mobile version