Investimi që do i afroj banorët e disa fshatrave të Opojës me Qendrën Komunale

AktualitetLajme nga Opoja5 vite më parë44 shikime

Komuna e Dragashit ka një shtrirje shumë të madhe të fshatrave, edhe pse Dragashi është një komunë e vogel distanca në mes fshatrave dhe qëndres komunale është shumë e madhe.

Kjo distanc ka shkaktuar probleme për qytetaret e komunës sonë, të cilët shpesh i jan drejtuar Prizrenit për nevojat e tyre shëndetsore e tregtare.
Por qendra komunale në Dragash do të jet në të ardhmen më leht e frekuentuar nga banorët e fshatrave të Opojës shkruan TV Opoja.
E kjo do të jet falë një projekti për rihapjen e rrugës dytësore e cila do të lidh fshatin Kapre me fshatin Rrenc.

Komuna e Dragashit këto vitet e fundit ka përmirësuar dukshëm gjëndjen infrastrukturore të rrugëve fal investimeve të ndryshme të cilat janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës shkruan TV Opoja.

Pas projektit gjigant për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës Zhur-Brod-Zaplluxhe ky cilësohet si projekti më i rendesishëm infrastrukturor nga banoret e fshatrave të Opojës.
Ky projekt ka filluar të inplementohet në muajin nëntor të vitit të kaluar e pritet të përfundoj brenda dy viteve, gjatësia e rrugës do jet rreth 4.5km dhe do lidhet me rrugën e rrencit saktësisht të sheshi “Abdurrahman Gerdellaj”.

Fal këtij projekti disa prej fshatrave të trevës së Opojës do u mundësohet të frekuentojnë qendrën komunale në Dragash me një distancë shumë më të shkurtër se sa që ishte në të kaluarën.
E për vetë qytezën e Dragashit pritet rritje ekonomike fal kësaj rruge dytësore e cila sipas Drejtorit të Urbanizimit në Dragash zotërit Bean Hadžihasan do të jetë funksionale shumë shpejt transmeton TV Opoja.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...