Sot është organizuar tryeza e rrumbullakët “Funksionimi i Këshillave të Prindërve dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore”.
Pjesë e takimit të së enjtës në Prizren, organizuar nga Këshilli i Prindërve te Kosovës i përkrahur nga GIZ –i gjerman dhe drejtoria komunale e Arsimit, ishin zyrtarë të lartë të komunave të Regjionit të Prizren, mësimdhënës dhe drejtues të institucionëve shkollore të Prizrenit, Dragashit dhe Suharekës.
Me anë të një prezantimi u tregua roli dhe rëndësinë e këtyre Këshillave, duke i informuar të pranishmit për zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e Këshillit të Prindërve.
Pjesëmarrësit e kësaj tryeze, u shprehen të gatshëm për bashkëpunim që Këshillat e Prindërve të fuqizohen, për të pasur më pak probleme në arsimin parauniversitar.