Sipas Kryetarit të degës së NISMAS Socialdemokrate në Dragash, Fatmir Halilit, NISMA ka arritur të konsolidohet si parti në komunën e Dragashit dhe të shtrihet gati në të gjitha fshatërat e kësaj komune. Veç të tjerash, Halili ka theksuar: se në një shoqëri të përshkuar nga shumë probleme ekonomiko – sociale, të bërit politikë reale dhe jo poltronizuese është sfidë!

Në fund Halili ka shënuar: se është punuar në ngritjen e vetëdijes qytetare, në veçanti, ofrimin e mundësis atyre që nuk kanë pasur rastin më parë, intelektualëve të rinjë, shkollarëve të mirëfillt, me të cilët besojm se do të kthejmë debatin real për problemet substanciale të shoqërisë tonë, dhe arritjen e ndryshimit të pushtetit lokal në të mirë të qytetarëve që jetojnë këtu.

Po u përcjellim shënimin e plotë të Fatmir Halili të publikuar në profilin e tij në facebook.

Viti 2018 për NISMAN Socialdemokrate në Dragash!

Të nderuar miq, anëtarë, aktivist dhe simpatizantë të NISMAS në Dragash!
Në përfundim të vititi 2018, po ju paraqes disa nga aktivitetet politike që kanë përshkuar NISMAN gjatë këtij viti në komunën tonë.
Kamë theksuar edhe më herët, po e theksoj edhe tani, se në një shoqëri të përshkuar nga shumë probleme ekonomiko – sociale, të bërit politikë reale dhe jo poltronizuese është sfidë! 
Sidoçoftë, unë, së bashku me kryesinë e degës së NISMAS në Dragash, jemi të përkushtuar që projektin tonë politikë, të NISMAS Socialdemokrate, ta avansojmë edhe më tej, duke konsideruar të një relevance të veçantë jetësimin e tij në shoqërinë tonë!
Të nderuar anëtarë dhe aktivist të NISMAS, jamë i bindur thellë, që koha e vlerësimit të njerëzve meritorë, kuadrove të dëshmuar në dije dhe shkencë, edhe pse ngadalë, megjithatë, po afrohet. Të gjithë Ju, që sot keni humbur besimin, të keni durim dhe besim në të ardhmën. Qeverisjeve të dobëta dhe kleptokratike, të këtyre dy dekadave po u vjenë fundi. Dalngadalë projektit tonë socialdemokrat, po i vjenë koha e jetësimit në qeverisje. Kapja e shtetit dalngadal do të marrë fund dhe institucionet do t’i kthehen qytetarëve të këtij vendi.
Për afër pesë vite nga themelimi i NISMAS në komunën tonë, kemi arritur të ngrisim problemet më serioze me të cilat janë ballafaquar qytetarët e komunës tonë. Janë dhjetëra probleme për të cilat kemi ofruar projekte konkrete për zgjidhjen e tyre. 
Gjatë këtij viti, NISMA është konsoliduar edhe më tej, është shtrirë gati në të gjitha fshatërat e Opojës, dhe përfundimisht mund të themi se kemi arritur objektivat që kemi synuar gjatë këtij viti.
Kemi pasur disa vizita nga kryesia qendërore e NISMAS, duke filluar nga Kryetari z.Fatmir Limaj, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Reçica, nga Zëvendësinistra dhe anëtar të tjerë, me të cilët kemi biseduar, dhe i kemi njoftuar për problemet dhe çështjet e ndryshme që i preokupojnë qytetarët e Opojës. 
Unë dhe kryesia e degës, jemi koshient për sfidat dhe problemet që kemi përpara, por, kemi besim në gjetjen e alternativës më të mirë për zgjidhjen e çdo problemi. 
Në fund dua të theksoj, që në vazhdimësi, kemi punuar në ngritjen e vetëdijes qytetare, në veçanti, ofrimin e mundësis atyre që nuk kanë pasur rastin më parë, intelektualëve të rinjë, shkollarëve të mirëfillt, me të cilët besojm se do të kthejmë debatin real për problemet substanciale të shoqërisë tonë, dhe arritjen e ndryshimit të pushtetit lokal në të mirë të qytetarëve që jetojnë këtu.
UROJ SUKSESE MË TË MËDHA NË VITIN 2019!