Pasi që tre amendamentet e propozuara nga Arben Gashi i LDK-së nuk u votuan e si pasoj nuk kaluan në ligjin për buxhet, pas këtij vendimi, rrjetet sociale u vërshuan me komente negative drejtuar qeverisë, një reagim lidhur me këtë qeshtje e publikoi edhe drejtori i administratës z. Vetim Ramadani, këtë reagim po ua bashkangjisim të plotë më poshtë:

“Për Qeverinë tonë, Dragashi NUK KALON

Zëri i kryetarit të Komunës z. Bexhet Xheladini tashmë ka arritur edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të dashur banorë të Komunës sonë, tenderin për ujësjellësin kryesor për 15 fshatra dhe qytezën e Dragashit, më në fund pas 10 vitesh kemi arritur ta zhbllokojmë.
Tani, për t’a realizuar projektin na nevojitet ndihma financiare nga qeveria, gjë të cilën kryetari Xheladini e ka kërkuar përmes kërkesave zyrtare drejtuar Zyrës së Kryeministrit, Ambasadorit të BE z. Tomas Szunyog, Ambasadorit të Suedisë z. Yonas Westerlund, Zyrës Zvicrane për Zhvillim dhe Ministrive të ndryshme për të cilat posedojmë dëshmi.
Pavarësishtë kërkesës sonë, Qeveria e shtetit tonë preferon të mbajë 271 Milion € të pashpenzuara ndërsa sot vendosi të mos e ndihmojë komunën tonë në mënyrë që 15 fshatrave të komunës sonë të ju mundësohet kërkesa vitale- UJI I PIJSHËM.

Megjithatë, UJËSJELLËSIN DO TA BËJMË.

Në tramujorin e parë të vitit të ardhshëm do ta tenderojmë projektin e ujësjellësit, mirëpo pas procesit te rishiqimit nga inxhinierët e fushës, meqenëse një fazë (Faza I) e cila është kryer më herët thuajse është jashtë funksionit; po ashtu kemi ndryshime të konfiguracionit të terenit dhe investime të ndryshme në lokalitete të caktuara të cilat duhet të shiqohen dhe analizohen në detaje. Sa i përket mjeteve, nëse është nevoja do të sakrifikojmë tërë buxhetin e investimeve kapitale për këtë projekt, por do të sigurohet uji i pijshëm për 15 fshatrat e komunës sonë.
Pra, Dragashi do të ketë ujë të pijshëm dhe stadium qyteti sepse ky është zotimi i kryetarit tonë dhe me ndihmën e Allahut do t’a realizojmë.”

©TVOPOJA