Aktivitetet e policisë brenda 24 ore në Prizren, masat covid – 19

Prizren, 10 shkurt 2022

Gjatë 24 orëve të datës 09 shkurt 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.

Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar Sheshe, rruge te frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj.

Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 40 gjoba personave fizik, janë dhen 8 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar 54 (Biznese,market te mëdha, kafiteri) ,ku për mos respektim te orarit janë shqiptuar dy gjobe, një prej 200 euro dhe një 500 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.
Po ashtu njësitet policor kanë asistuar inspektoret e AVU-it, gjatë kontrollit të një restoranti te fshatit Pllavë, komuna e Dragashit, është mbajtur një ngjarje festive, dhe me këtë rast pronarit te lokalit është shqiptuar gjobë prej 2.000,00 € sipas Ligjit nr.07/006 nga neni 25.1. Pjesëmarrësit e manifestimit janë shpërndarë .
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.