Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash ditën e shtunë 20 Nëntor 2021 ka proceduar ankesë pranë Gjykatës Supreme për vendimin e PZAP-SË për anulimin e votave të ardhura me post.

Ankesa e LDK-së është marr në procedim nga Gjykata Supreme ditën e Hënë të datës 23 Nëntor.
Për ketë Bexhet Xheladini kandidati i LDK-SË për kryetar të komunës së Dragashit ka njoftuar në Facebook.

Por çfarë do të sjellë Gjykata Supreme e Kosovë në lidhje me ketë situat të komplikuar Juridike pritet të shihet në ditët në vijim.

Njohës të çështjeve Juridike thonë se Gjykata ka disa opsione që mund të i ndërmarrë në lidhje me ketë problem Juridik.

Njera nga opsionet që sipas tyre është tejet absurde është e të shkruarit në rivotim për kandidatët për kryetar të komunës së Dragashit në raundin e dytë.
“Gjykata Supreme mund të anulojë të gjithë procesin zgjedhor e që keshtu në një afat tejet të shkurtë konform Ligjeve të Republikës së Kosovës të shkohet në Rivotim”.

Por ka edhe opsione të tjera ku Gjykata Supreme mund të hedhë poshtë ankesën e LDK-së dhe të mbështesë vendimin e PZAP-it thonë njohës të ligjit për redaksinë e televizionit Opoja.

Ka edhe një opsion tjetër ku Gjykata Supreme mund të urdhëron KQZ-në pra QNR të verifikon secilën pako të votimi duke i telefonuar të gjithë pjesëmarrësit në këto votime.

Se çfarë vendimi do të sjellë Gjykata Supreme për votat e ardhura me post pritet të shihet në orët në vijim.

Për ketë do të ju njoftojm edhe ne si media në lidhje me ketë procedur ligjore.