Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Dragash, në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Dragashit dhe me mbështetjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit ka filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e shkollave në komunën tonë.

Këto vizita kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor. Gjatë këtyre vizitave, viteve të kaluara, janë identifikuar shumë patologji, të cilat kanë ndihmuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorinë e Shëndetësisë të merr masat e duhara për evitimin e tyre në të ardhmen.
Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate.
Duke marrë shkas nga kjo situate dhe rëndësinë që këto vizita kanë në shëndetin e fëmijëve, lusim të gjithë prindërit e fëmijëve, për bashkëpunim dhe koordinim të plotë me stafin shëndetësor si dhe me mësuesit dhe kujdestarët e klasave përkatëse