Sot, janë bërë 11 vite nga tragjedia e Restelicës, në Dragash, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës humbën jetën 10 banorë, të gjithë të një familje të këtij fshati.

Kjo fatkeqësi natyrore i shkatërroi dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm, Amsera Reka, e cila në atë kohë ishte 7 vjeçare.

Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak të kushteve atmosferike dhe borës së madhe.