Besim Myrtezani, Dr.sc. Kandidat per mbrojtje të temës se doktoratures ne Universitetin e Shkupit,

Tema-DEMOKRACIA DHE TE DREJTAT E KOMUNITETIT JO SHUMMIC NE KOSOV NE NIVELIN LOKAL TE QEVERISJES NE KOSOV

Biografi e shkurter e Besim Myrtezani.

Udhëheqës i Divizionit për Zbatim të Legjislacionit, Departamenti Ligjor në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal
Besim Myrtezani u lind më 13 janar 1968, në Zaplluxhe të Komunës së Dragashit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme në Prizren, në drejtimin Juridik-Administrativ, kurse ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Titullin Magjistër i Shkencave Juridike ka fituar në vitin 2008, në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, është duke vazhduar studimet e doktoraturës në Qendrën Evropiane për Paq dhe Zhvillim, i themeluar nga Universitetit për Paq i Kombeve të Bashkuara.

Nga viti 2001 deri në vitin 2008, ka punuar në Komunën e Dragashit , fillimisht si Inspektor i Administratës pastaj Menaxher i Prokurimit dhe në fund si Menaxher i Personelit.
Ka ndjekur një varg trajnimesh të rëndësishme si;
Trajnim për Trajner (TOT) në Universitetin Amerikan të Prishtinës, Lufta Kundër Korrupsionit, nga Shkolla Nacionale për Administratë e Francës, Draftimi i Ligjeve nga LOYOLA SCHOOL OF LAW dhe TULANE LAW SCHOOL, Arsimimi i Vazhduar Juridik nga Qendra Juridike e Kosovës, etj.

Ka botuar punime si;
• Të drejtat e komunitetit pakicë në Republikën e Kosovës, publikuar ne Revistën shkencore, VIZIONE, Shoqata e Intelektualëve shqiptar “Klubi Demokratik” – Shkup.
• Udhëzues për të drejtat e komunitetit jo-shumicë në Kosovë, bashkautor, Besim Myrtezani & Mentor Agani (është në botim), Qendra Për Regjionalizim Novi Sad.
• Udhëzuesi “Teknikat e Hartimit të Akteve Komunale”, nga Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal.
• Deklarata e 2 Korrikut, shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, Revista Shenja, revistë e përmuajshme mbarëkombëtare politike, ekonomike dhe kulturore.
• 7 shtatori dita kur lindi kushtetute e Republikës së Kosovës, Revista Shenja revistë e përmuajshme mbarëkombëtare politike, ekonomike dhe kulturore.
• Me 17 shkurt Lindi një shtet i ri në Botë. www.telegrari.com dhe http://prishtinapress.info
Në Universitetin e Vjenës ka kryer kursin e gjuhës Gjermane, Flet gjuhen shqipe, Serbe, Gjermane dhe Angleze. Është i martuar dhe ka 2 fëmijë, jeton në Prishtinë.