Dragash – Pasditen e së dielës, në fshatin Shajne të Komunës së Dragashit, 30 hektarë me pisha dhe shkurre janë përfshirë nga zjarri.

Një lajm i tillë është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se ende nuk dihet se si ka ardhur deri të shkaktimi i zjarrit.

Sipas raportit, ekipet e zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin, përderisa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Në raport thuhet se nuk ka ndonjë të dyshuar. /BetimipërDrejtësi