Këngëtaret e mirënjohur Rijad dhe Mirhat Lecaj së fundi kanë sjell dy projekte muzikore për adhuruesit e muzikës së tyre.

Këto dy projekte muzikore të Vëllezërve Lecaj janë kushtuar vendlindjes së tyre pra behet fjalë për treven e Opojës në komunën e Dragashit.

Rijad Lecaj në një prononcim për televizionin Opoja tha se tekstet janë autoktone të trevës së Opojës veç se janë ripërtërirë nga ta për adhuruesit e muzikës së tyre.

Këngët u realizuan në studion e Murat Shalës në Prizren ndërsa Pro Media është përkujdesur për videoklipin.
Xhirimet për keto dy projekte janë realizuar në bjeshkët e bukura të Sharrit.