Profesor Shahadin Mejzini, edhe për shkak të problemeve shëndetësore që i janë shfaqur në kohën e fundit, ai nuk ndalon së punuari në veprat e tija artistike.

Përmes rrjetit social Facebook, ai ka publikuar momente gjatë punës së tij në fundjavë, kur shumica e shfrytëzojnë atë kohë për pushime.

Për ketë i kontaktuar nga redaksia e televizionit Opoja, Prof Shahadini tregoj se është duke u pregaditur për ekspozitën e radhës Personale në Galerinë e Gazi Mehemet Pashes, e cila do të mbahet në Prizren.
Në ketë ekspozitë personale do të paraqiten afër 40 piktura të teknikave të ndryshme.

Poashtu Prof. Shahadini tregoj se po përgatitet të marrë pjesë në një organizim që do të mbahet më 7 dhe 8 mars për festën e mësimdhënësve dhe të nënave raporton televizioni Opoja.