Apel për ndihmë në shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Trokan

Shpallje & Njoftime2 hours ago137 shikime

Kryetari i Komunës së Dragashit ka bërë thirrje urgjente për mobilizim të qytetarëve, biznesmenëve, fermerëve dhe të gjithë atyre që posedojnë pompa uji, që të vijnë në ndihmë Shërbimit të Zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë deponinë e mbeturinave në Trokan.

Po ashtu, është bërë apel kompanive dhe personave që kanë mundësi të angazhojnë kamionë me dhe, pasi ndihma e tyre është më se e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Kryetari ka theksuar se kamionët me dhe do të kompensohen, ndërsa çdo ndihmë në këtë moment është e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Urgjent – në këtë moment çdo ndihmë vlen! Ju lutemi, shpërndajeni këtë apel dhe lajmëroni personat që mund të ndihmojnë,” thuhet në thirrjen e tij.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...