Projekti: Vendosja e Standardeve Para-shkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë
Qëllimi i projektit është të kontribuon në përmirësimin e cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor.
Qëllimi specifik është përmirësimi i cilësisë në APF në komunën e Dragashit përmes shërbimeve komunale të përmirësuara dhe të qëndrueshme në trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për edukatorët ekzistues para fillor në nivelin komunal dhe krijimi i një mjedisi miqësor për fëmijët në klasat para fillore.

Disa nga aktivitetet që ndërlidhen drejtpërdrejtë me klasat para-fillore:
• Trajnimi, mentorimi dhe monitorimi i më shumë se 20 edukatorëve të arsimit para fillor në
komunën e Dragashit .
• Pajisja e 3 klasave me materiale mësimore cilësore të arsimit para fillor sipas një qasjeje
bashkëkohore.
• Krijimi i rrjetit joformal të edukatoreve dhe zhvillimi i aktiviteteve përkatëse.
• Trajnimi i Koordinatorëve për Sigurimin e Cilësisë.
Grupet e synuara janë :
• fëmijët e moshës 5 – 6 vjeç
• edukatorët para-fillor në shërbim dhe para shërbimit
• institucionet lokale dhe të nivelit akademik

Komuna do të jetë pjesëmarrëse në projektin Shpresa përmes gatishmëris për bashkëpunim për ofrim të trajnimeve dhe/ose pajisjen e klasave
– Në rastin e pajisjeve të klasave 30% bashkëfinancim nga komuna (për një klasë vlera e paraparë për bashkëfinancim është rreth 700 – 1000 €)
– Partneritet në identifikimin e nevojave për trajnim të edukatorëve dhe pajisje të klasave në nivel komunal
– Sigurimi i hapësirave për mbajtjen e trajnimit
Gjatë muajit shkurt do të nënshkruhet edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes Caritasin Zviceran (CaCH) dhe komunës së Dragashit.