Kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani është gati të heqë dorë nga projekti për ujësjellësin i cili është rikthyer për të 8 herë në rivlerësimin nga Organi Shqyrtues i Prokurimit përcjellë Tv Opoja.

Ai thotë se nëse edhe një herë lënda kthehet në rivlerësim nga OSHP-ja, atëherë atë do ta dërgojnë atë në Gjykatë, sepse më nuk din si të veprojnë.
Shabani në një prononcim për KTV tregon që ka tre vite që nuk është ndërmarrë asnjë hap në realizimin e këtij projekti, të cilin e vlerëson shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj komune.

Komuna kishte planifikuar që ky projekt të përfundojë për tre vjet, nga i cili do të përfitonin banorët e Dragashit dhe 15 fshatrave të tij.
Për opozitën në komunën e Dragashit, kjo gjë është e dyshimtë, pasi thonë se për tenderët e tjerë nuk ka pasur probleme të tilla.
Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Dragash, zotëri Selim Kryeziu dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë dhe të mos e lërë pa ujë gjysmën e Komunës.
Për me shumë ju përcjellim kronikën e pregatitur nga KTV