OVL e UÇK-së në Sharr organizon transport për “Marshin për Liri”

Shpallje & Njoftime15 hours ago31 shikime

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Sharr ka njoftuar se do të organizojë transport për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në protestën “Marsh për Liri”, e cila do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Sipas njoftimit, nisja nga Zaplluzha është paraparë në ora 10:00, ndërsa nga Dragashi në ora 10:30.

Protesta “Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Organizata ka bërë thirrje për pjesëmarrje dhe ka njoftuar se transporti do të jetë në dispozicion për qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen marshit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...