
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Sharr ka njoftuar se do të organizojë transport për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në protestën “Marsh për Liri”, e cila do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Sipas njoftimit, nisja nga Zaplluzha është paraparë në ora 10:00, ndërsa nga Dragashi në ora 10:30.
Protesta “Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Organizata ka bërë thirrje për pjesëmarrje dhe ka njoftuar se transporti do të jetë në dispozicion për qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen marshit.
©TVOPOJA