
Komuna e Dragashit ka njoftuar se Rruga Kryesore e qytetit do të hapet për qarkullim të automjeteve më 14 gusht 2026 nga ora 17:00, duke mundësuar qarkullimin në të dy drejtimet.
Sipas njoftimit të Komunës, vendimi është marrë duke marrë parasysh rënien e fluksit të mërgimtarëve dhe zvogëlimin e qarkullimit të automjeteve në qytetin e Dragashit.
Rruga Unazore do të hapet për qarkullim të premten, më 14 gusht 2026, nga ora 17:00, ndërsa qarkullimi do të lejohet në të dy drejtimet.
Komuna ka bërë të ditur se hapja e rrugës vjen pas vlerësimit të situatës së trafikut dhe në përputhje me vendimin e datës 7 korrik 2026.
©TVOPOJA