Valmir Elezi zyrtar për media pranë KQZ-së në një postim të publikuar në Facebook ka thënë se për kryetar të komunës së Dragashit janë ardhur gjegjësisht 262 pako të supozuara me fletëvotime nga Diaspora.

I kontaktuar nga redaksia e televizionit Opoja, Valmir Elezi thotë se neser në mesditë do të publikojmë të dhëna aktuale për votimin me post në komunën e Dragashit.

Ky është postimi i tij në Facebook

☑ Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor.

☑ Deri më tani, KQZ ka pranuar 262 pako të supozuara me fletëvotime.

☑ Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor.

☑ Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.