Në kuadër të vizitave nëpër shkolla për të parë zbatimin e Programit Nacional për Rininë, sot, 19.03.2019 në shkollat Sezai Surroi dhe Shaban Shabani ishte për vizit zëvendesministri i arsimit z. Azem Guri se bashku me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport e me z. Guri ishte edhe drejtori i arsimit për komunën e Dragashit z.Vloran Cenaj. 

Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshe e njëherit zëvendesministri vizitoi edhe procesin mësimore në këto shkolla. trasmeton TV Opoja.

Z. Guri u nda shumë i kënaqur pas këtij takimi e u kujdes që të uronte drejtoret e shkollave për pergaditjen e nxënësve në garën e kreaktivitetit Kulturor dhe Mendim Kritik.

“Unë ofroj mbështetjen e ministrisë për të siguruar proces të rregullt të garës. Jam i bindur që kjo garë do të nxjerrë shumë talent”, tha Guri duke shtuar se është shumë i kënaqur me përgatitjet për garë në këtë komunë.

E drejtorët e shkollave i njoftuan përfaqësuesit e qeverisë dhe të ministrisë nga afër me procesin e zhvillimit e garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendim Kritik dhe treguan se tashmë kanë përzgjedhur fituesit në nivelin shkollor.

©TVOPOJA