Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr nepermjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj siç thonë ata uzurpimit të komunës nga udhëheqja e LDK-së në Dragash.

Ata i akuzojnë udhëheqësit e komunës së Dragashit duke thënë se po vazhdon rehatimi i militantëve partiak në komunën tonë.

Ky është postimi i tyre në Facebook

LDK vazhdon uzurpimin e komunës, vazhdon rehatimin e militantëve partiak.

Në një konkurs të shpallur së fundmi, ku rezultatet diheshin paraprakisht, për pozitën “Specialist i Arkitekturës”, është pranuar një ekonomist, anëtar i “kryesisë së zgjeruar” të partisë në pushtet, LDK-së.

Kryesinë e zgjeruar LDK ka vendosur ta ngushtojë duke i rehatuar në zyrat komunale të cilat qe një kohë janë duke u përpjekur t’i shndërrojnë në zyra partiake.

Vazhdimi i kësaj mendësie qeverisëse duhet të ndalet. Ky pushtet partiak që po ushtrohet në kurriz të taksapaguesëve, qytetarëve, duhet të ndalet. Ky kryetar pa kompetencë, duhet të japë shkojë.