Tre persona janë arrestuar në Dragash, pasi që të njëjtit në një lokal-market, janë përfshirë në rrahje në mes veti, ku dy nga të dyshuarit ka pësuar lëndime, dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.