Të nderuar qytetarë/e të komunës së Dragashit nepermjet portalit tonë do të ju njoftojm sot rreth procesit të numërimit të votave.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi deri në mesnatën e datës 13 Dhjetor janë pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime për kryetar të komunës së Dragashit.

Në orën 13:00 televizioni Opoja nga burimet e saj ka kuptuar se në Ministrinë e Infrastrukturës janë duke u verifiku fletëvotimet e ardhura nga Diapsora.
Sipas ketyre burimet deri në ora 13:30 janë verifiku fletëvotimet nga Austria, Gjermania dhe Zvicra.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së numërimi do të behet nga ora 15:00 në QNR ku do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe nga mediat.

Lajmi në ndërkohë do të përditësohet posa të kemi informacione të reja .

Televizioni Opoja sapo ka marrë një informacion në minutat e fundit ku sipas këtij burimi keto janë të dhënat përfundimtare gjatë verifikimit të fletëvotimeve të ardhura nga Diapsora