Organizata joqeveritare DEMOS është duke zhvilluar një trajnim dy ditor me Asambleistë të komunës së Dragashit dhe asaj të Gjakovës në Hotelin “Emerald” në Prishtinë përcjellë televizioni Opoja.

Projekti SDC/DEMOS ka filluar me trajnimin në fushë të mbikqyrjes nga anëtarët e kuvendit komunal rreth raportimeve siç është: raporti i auditorit të përgjithshëm dhe raporti i shpenzimeve buxhetore.
Trajnimi është pjesë e programit për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të kuvendit komunal dhe ka për qëllim ngritjen e shkathtësive, forcimin e njohurive të pjesëmarrësve lidhur me rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit kundrejt anëtarëve të kuvendit.

Në këtë trajnim pjesmarres janë të gjithë anëtarët e kuvendit komunal (duke përjashtuar anëtarët e komitetit për politikë dhe financa që kanë ndjekur këtë trajnim gjatë vitit 2019) nga komuna e Gjakovës dhe ajo e Dragashit.
Vlen të theksohet se ky trajnim është projekt i Helvetas i cili është mbështetur nga Ambasadat Suedeze.