Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Haxhi Shala ka bërë të ditur se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.
Në një postim në Facebook, Shala ka shkruar se FSK-ja edhe sot është ushtri e Kosovës, pavarësisht emrit dhe pavarësisht misionit të kufizuar që ka pasur në fillimet e saja.
Sipas tij, pakoja e re ligjore, është plotësisht ne pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë i Shalës:
Aktualisht në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-se, është në procedurën e shqyrtimit dhe amendamentimit të tri projektligjeve të FSK-së. Si Kryetar i Komisionit, dua te konfirmoi zotimin se ky proces do të jete transparent, gjithëpërfshirës dhe duke respektuar plotësisht procedurat e parapara me Kushtetute dhe Rregulloren e Punës se Kuvendit për shqyrtimin dhe miratimin e Ligjeve.
Forca e Sigurisë se Kosovës, është institucionin kushtetutës që mbron qytetaret e saj dhe komunitetet e Republikës se Kosovës, dhe kjo pako e re ligjore, vetëm avancon misionin e kësaj force ne mbrojtën e qytetareve dhe sovranitetit të Kosovës. FSK-ja edhe sot është ushtri e Kosovës, pavarësisht emrit dhe pavarësisht misionit të kufizuar që ka pasur në fillimet e saja. Sepse nëse nuk është organizatë ushtarake, çfarë organizate tjetër mund te jete FSK-ja. Kushtetuta e Kosovës, mes tjerash e përcakton se Presidenti i Kosovës është Komandanti i Përgjithshëm i FSK. Nëse nuk është organizate ushtarake , si mund Presidenti të jetë Komandanti i Përgjithshëm e një organizatë jo ushtarake.
Pakoja e re ligjore, është plotësisht ne pajtim me Kushtetutën dhe në ftojmë te gjithë te interesuarit, qytetarë, akademik, media, shoqëri civile, grupe te ndryshme të japin kontributin e tyre gjate shqyrtimit të kësaj pakoje ligjore dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë proces.