Në fshatin më popullsinë më të madhe të trevës së Opojës në Bresanë vitin e kaluar ishte bërë instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit por që në fillim për disa lagje kishte probleme nder to edhe në lagjen Beqiraj nuk kishte furnizim me ujë të pijes.
Andaj me një iniciativë në vete banorët e kësaj lagje u kujdesen që të sigurojnë burimin nga bjeshkët deri në shtëpitë e tyre.
Të rinjët e lagjes në rrjetin social facebook kanë njoftuar se tash më ja arritën qëllimit për të cilin kishin filluar punën qysh në muajin Tetor të vitit të kaluar.