Leart Sadikaj është vetëm 13 vjeç, por talenti i tij në futboll është dukur qysh para disa viteve.

I lindur me datë 02.02.2009, i rritur në fshatin Bellobrad të komunës se Dragashit, si një 13 vjeçar që është lëvizjet e tij thjesht janë Art, janë bukuri edhe për syrin e secilit tifozë të futbollit, shkruan TV OPOJA.

Learti është një djalë i fort dhe punëtor, gjithmonë ka synuar që t’i arrij pikat e larta në futbollin evropian, si një djalë i ri i rritur në kushtet mesatare në Kosovë, ka arritur që të marrë pjesë në shumë turne dhe liga të ndryshme, ku në shumicen e rasteve është zgjedhur si lojtari qe ka një diciplin të lart në fushë ku ka arritur që në shumë raste të bej diferencen në fushë.

Learti është pjesë e akademisë ”KF Aroma”, ku në vitin 2021 është shpallur futbollist i dalluar për grupmoshat U13 nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Të dielen Learti së bashku me një ekip të përzgjedhur nga FFK-ja, do të udhëtojnë drejt Danimarkës për një turne ndërkombëtar.

Familjarët besojnë se ky udhëtim i Leartit drejt Danimarkës do ti ndihmoj atij të bëhet një futbollist profesionist, i cili nga ky turne mund të transferohert edhe te ndonjë klub ndërkombëtar, pasi talenti i tij tashmë është parë

Learti ka nevoj për futboll kurse futbolli ka nevoj shum për një talent siç është Learti.