Të nderuar mësimdhënës, prindër, familja Shabani dhe ju të dashur nxënës.

Urime 50 vjetori i fillimit të punës së SHFMU “ Shaban Shabani” në Llopushnik.

SHFMU ” Shaban Shabani ” punën e ka filluar në vitin e largët 1971, që sot bëhen plot 50 vite edukim dhe arsimim.

Gjatë këtyre 5 dekadave të punës së suksesshme, nga dyert e kësaj shkolle nisën rrugëtimin për dije e dituri shumë profesionistë të dëshmuar sot thuajse në çdo profesion.

Sukseset e kësaj shkolle nisen që në fillet e saj për të vazhduar parreshtur edhe në ditet e sotme, me pjesëmarrje dhe shpërblime në nivel rajonal e republikan.

Në këtë ditë urimi ne, nxënës e mësimdhënës nuk jemi aty, për faktin e një pandemie gjë që është e pamundur të kremtohet kjo ditë e shenuar për shkollën tonë.

Me respekt
u.d. Drejtorit i shkollës
Behar Shala