Komuna e Dragashit është njëra nga ato komuna që deri më tani nuk ka përsona të prekur me virusin corona por që masat e ndërmarra nga qeveria qendrore dhe ajo lokale po zbatohen në tërësi njofton televizioni Opoja.

Situata aktuale në komunën e Dragashit sipas inspektoratit komunal dhe Policisë së Kosovës është e qetë dhe se qytetarët janë duke i zbatuar të gjitha udhëzimet të ndërmarra nga organet kompetente.

Ata thonë se ka pas raste për grupime të qytetarëve gjatë ditës së djeshme por që të cilët janë shpërndarë nga Policia e Kosovës duke zbatuar të gjitha rregullat konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Andaj ata apelojnë tek të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit dhe jo vetëm që të ju shmangën lëvizjeve të pa nevojshme dhe të ndërpresin kontakte sociale dhe të qëndrojnë nëpër shtëpi të tyre.

Vetëm kështu mund të mposhtin armikun e pa dukshëm duke ju përmbajtur të gjitha udhëzimeve të marra nga Qeveria e Kosovës më bashkpunim me organet të tjera kompetente.