Shkruan Luljeta Aliu

Sistemi i drejtesise ne Kosovë është XHUNGËL, sepse aty mbijeton vetëm i forti dhe vetëm i forti mund t’i realizojë të drejtat e veta.

Secili qytetar i Kosovës, në rast se perballet me një kundërshtar me te fortë, e humbe rastin në gjykatat tona, sepse këto të fundit janë shumë të ndikueshme dhe të korruptueshme. Por nganjëherë as për korruptim nuk ka nevojë, sepse nëse je grua, minoritet, i varfër ose i ri dhe i papërvojë, atëherë automatikisht trajtohesh me mentalitetin se nuk të takon asgjë.

Gjyqtarët e prokurorët i neglizhojnë rastet, nuk i konzultojne ligjet dhe t’i nxjerrin vete interpretimet e drejta, por thirren ne praktike gjyqesore te pabazuar ne asnje dispozite ligjore.

Qytetareve çdo dite ju shkelen te drejtat e njeriut nga ana e institucioneve gjyqesore. Kur ankohesh ne Apel, ne vend se Apeli ta kontrolloje ligjshmerine e rastit dhe t’i korrigjoje ato vendime, Apeli merret vetem me shkelje procedurale. Maksimumi qe ben Apeli eshte qe ta ktheje lenden ne rigjykim, natyrisht te i njejti gjyqtar qe i ka bere ato shkelje.