Para pak dite, gjithandej nëpër Kosovë u organizuan mbrëmjet e maturës.
Kjo mbrëmje padyshim se është mbrëmja më e mirë në jetën e çdo nxënësi. Është një mbremje që ndanë dy epoka epokën e shkollës së mesme ku nxënësit i thonë lamtumirë dhe epokën e studimeve që nxënësit i thonë mirë se do të gjejmë.

Këtë që do ta shkruaj në vazhdim ndoshta shumëkush nuk do të me përkrah dhe do të thot: ja ky lindi dhe do të vdes si patriarkal dhe i prapambetur.

Këtë që po e shkruaj, nuk e kam shkruar kuturu, por duke bërë krahasime kohore.

Në kohërat e më hershme, por edhe në kohën e gjeneratës sime kjo mbrëmje shenonte kurorizimin e një cikli shkollor dhe kremtohej sikurse edhe sot me të njejtat deshira dhe me të njejtat emocione lumturie e dhimbsurie.

I vetmi dallim i asaj kohe dhe i kësaj kohe vërehet të veshmbathja.

Në atë kohë të gjithë maturantët, djem e vajza vishnin e mbathnin rroba e këpucë ashtu si i kishin vesh dhe mbath gjatë shkollimit të mesëm. Veshmbathja e nxënësve dallohej me veshmbathjen e arësimtarëve.
A ka veshmbathje më të bukur se sa veshmbathja e rinisë shkollore?
A ka fytyra më të bukura se sa fytyrat e maturantëve pa asnjë shmink?

Në dallim prej asaj kohe, që ndoshta ju do ta quani patriarkale, sot maturantët djem e vajza veshin rroba të dhëndërrisë dhe të nusërisë. Mua për veti nuk me pëlqen kjo veshje sëpse nuk u bie hije dhe nuk është për nxënës por për raste të martesave. Nuk më ka pëlqye kjo veshmbathje as të mbesat dhe nipat e mi.

Nuk ka moshë më të bukur se mosha e maturantëve. Pse e shemtoni vetëvehtën me gjithçfarë veshje, pikrisht në këtë natë që aspak nuk i përkasin nxënësit maturant.
Edhe vallëzimet e kësaj nate me veshje modeste nxënësish, dukën më normale dhe më të bukura.
Reagimet e lexuesve pres të janë kundër mendimit tim. Por sinqerisht ju thëm se kam përcjellur shumë gjenerata maturantësh.
Shumë më të mira me janë dukur mbrëmjet, kur nxënësit mbanin veshmbathje nxënësish.
Jam mirnjohës për kritikat që do t’i jepni këtj shkrimi.

Prof Hajriz Meleqi